Intervistë e Avokates së Përgjithshme

Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, znj. Alma Hicka ishte e ftuar në emisionin “Tonight”, ku ajo dha një intervistë për gazetaren Ilva Tare në lidhje me institucionin e Avokaturës së Shtetit, problematikat e veçanta të shfaqura gjatë drejtimit 7-mujor të institucionit si dhe vizionin për të ardhmen e Avokaturës së Shtetit, veçanërisht në forcimin e rolit si institucioni me përgjegjësinë e këshillimit dhe përfaqësimit ligjor të shtetit shqiptar dhe mbrojtjes së interesave pasurore të Republikës së Shqipërisë.

Ndër të tjera, znj. Hicka diskutoi edhe për vendimin pilot “Manushaqe Puto” të dhënë nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, dhe se si ky vendim, i bazuar edhe në strategjinë e re të Qeverisë Shqiptare, do t’i hapë rrugë zgjidhjes përfundimtare të çështjes së pronave në vendin tonë.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë të dhënë nga znj. Hicka.