Njoftim për shtyp

Institucioni i Avokaturës së Shtetit sqaron opinionin publik se bazuar në dëshminë e penalitetit, në kohën e emërimit në detyrë, por edhe sot, z. Skerdilajd Dalipi është i padënuar.
Edhe pse në prill të këtij viti është dhënë një vendim nga gjykata e shkallës së parë dhe më pas vendimi është pezulluar, z Skerdilajd Dalipi ka dhënë dorëheqjen në maj të këtij viti. Dorëheqje e cila është pranuar nga institucioni.
Për sqarim të opinionit publik bëjmë me dije se çështja është në shqyrtim në Gjykatën e Apelit dhe deri në dhënien e një vendimi nga kjo gjykatë z. Dalipi konsiderohet i pafajshëm.
Marrëdhënia e Z. Skerdilajd Dalipi me institucionin e Avokaturës së Shtetit është ndërprerë me miratimin e dorëheqjes.