Ftesë për negociata / Bidding invitation

NJOFTIM FTESE PËR NEGOCIATA (see below for English)

Bazuar në nenin 18 të Ligjit nr. 10018 datë 13.11.2008 Për Avokaturën e Shtetit”, nenin 2 të Ligjit 77/2016 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Developments Limited”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 392 datë 8.04.2009 “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet dhe entet publike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim si dhe normat e posaçme procedurale” dhe Urdhrin nr. 91 datë 23.09.2016 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, Avokatura e Shtetit paraqet njoftimin e mëposhtëm për Ftesën për Negociata.

Autoriteti Kontraktues: Avokatura e Shtetit e Republikës së Shqipërisë me adresë: Ministria e Drejtësisë, Blv “Zogu I” Tiranë, Shqipëri.

Objekti i Ftesës për Negociata/Shërbimet: Asistenca e Komisionit të Negocimit të Kontratës, në zhvillimin e procesit të negocimit të propozimit të paraqitur dhe lidhjes së kontratës me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike, ndërmjet shtetit Shqiptar dhe shoqërisë “Star Bridge Port Developments Limited”.

Shprehja e interesit:  Të interesuarit mund të kërkojnë informacion më të detajuar si dhe formatin e plotë të Ftesës për Negociata, duke kontaktuar personin e mëposhtëm brenda datës 29.09.2016:

Brunilda Lilo
Avokat Shteti
Email: brunilda.lilo@avokaturashtetit.gov.al

***

BIDDING INVITATION NOTIFICATION

Based on article 18 of the law no. 10018 dated 13.11.2008 “On the State Advocate’s Office”, article 2 of Law 77/2016 “On determining the specific procedure for negotiation and conclusion of the Concession Contract/PPP with object design, construction, operation, maintenance and management of Karpen Port, support zone and economic area, between Albanian State and the company “Star Bridge Port Developments Limited”, the Decision of the Council of Ministers no. 392, dated 08.04.2009 “On relations of the State Advocacy Office with public institutions and entities, on the role of the state advocates on trials, as well as on the specific procedural rules” and Order no. 91 dated 23.09.2016 of the State Advocate General, the State Advocate’s Office submits the following notification on the Invitation for Bid.

Contracting Authority: The State Advocate’s Office of the Republic of Albania with address: Ministry of Justice, Blv “Zogu I” Tirana, Albania.

Subject-matter of the Bidding Invitation/Services: Assistance to the Committee on Contract Negotiation, in conducting the negotiation process of the proposal submitted and conclusion of the contract with object “On design,construction, operation, maintenance and management of Karpen Port, support zone and economic area” between Albanian State and “Star Bridge Port Developments Limited” company.

Expression of interest: Should you need a more detailed information and the entire Bid Invitation please contact the following person until 29.09.2016:

Brunilda Lilo
State Advocate
Email: brunilda.lilo@avokaturashtetit.gov.al