Intervista e Avokates së Përgjithshme të Shtetit në Ora News mbi ligjin e pronave

 

Intervista e plotë (video)

Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, znj. Alma Hicka, tha në studion e lajmeve të Ora News se impakti i ligjit të pronave është i jashtëzakonshëm nga ana financiare dhe nëse Gjykata Kushtetuese hedh poshtë ligjin, shteti do të përballet me një detyrim prej 46 milionë euro.

Alma Hicka: Pra impakti i ligjit është i jashtë zakonshëm edhe për dosjet në shqyrtim në gjykatën e Strasburgut. Ata kanë pretendimet tona, ne i kemi vlerësuar me formulën e ligjit të ri. Pra është me një impakt të jashtëzakonshëm financiar vazhdimi i vendimmarrjes nga Gjykata e Strasburgut. Po të kemi në konsideratë buxhetin e shtetit dhe mundësitë financiare të shtetit shqiptar, një hedhje poshtë e ligjit nga Gjykata Kushtetuese do të thotë një vazhdim i vendimmarrjes të Gjykatës së Strasburgut, do të thotë që shumë shpejt ne të përballemi me një detyrim të tillë që unë jua përmenda në vlera, minimalisht 46 milionë euro për tu paguar menjëherë kundrejt pronarëve.

Pra situata për buxhetin e shtetit është shumë e rënduar nëse skema e paraqitur nga ky ligj do të hidhej poshtë nga Gjykata Kushtetuese sepse ne po presim kalimin në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që pastaj tja paraqesim atë gjykatës së Strasburgut, edhe Gjykata e Strasburgut pop ret vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Biles ne në mënyrë informale ka filluar tashmë, sepse zyra e Avokatit të Shtetit mban dhe komunikimet me Gjykatën e Strasburgut dhe ata kanë filluar që sot të pyesin edhe informalisht se çfarë impakti ka vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese  mbi ligjin. Ne jemi të shqetësuar për të parë se cili do të jetë arsyetimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese sepse kjo ka pasojë jo vetëm për procesin e brendshëm, por edhe mbi ato të cilat janë dosje pezull dhe që priten me një faturë të jashtëzakonshme financiare.

Hicka: Pika 5 e ligjit, në favor të pronarëve

Hicka sqaroi edhe pikën 5 të nenit 6, e cila tha se qëllimi ka qenë në favor të pronarëve. Ajo u shpreh se sipas kësaj pike prona e cila dilte e tepërt të kalojë automatikisht në fondin e kompensimit.

Hicka: Pika 5 e ligjit ka pasur një qëllim shumë specifik në favor të pronarëve. Këtu është komentuar publikisht që pika 5 e nenit 6 do të bëjë obez shtetin shqiptar sepse shteti shqiptar do të marri pronat e pronarëve dhe do përdorë për vetë në një mënyrë tërësisht të papërgjegjshëm. Në fakt pika 5 e ligjit ka pasur për qëllim që prona e cila dilte e tepërt të kalojë automatikisht në fondin e kompensimit. Pra nëse sot fondi i kompnesimit ushqehet vetëm me vendim të këshillit të ministrave në një procedurë të stërgjatur dhe që shpesh herë të vështirë për tu future në fondin e kompensimit, në pikë 5 të nenit 6 ajo pronë kalonte automatikisht në fond dhe kjo do të thoshte se nëse një pronar kishte një vendim tjetër kompensimi aim und të fitonte përsëri pronën e vet me anë të ankandeve. Mua më vjen keq nëse kjo është shkëputur nga ligji.

Hicka: Në Strasburg janë 84 dosje

Hicka  shpreh se në Gjykatën e Strasburgut janë 84 dosje që nga pronarët vlerësohen me një pretendim prej 630 milionë euro.

Alma Hicka: Ligji është në Strasburg, ligji është një përgjgije e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së Strasburgut për të ndërtuar një mekanizëm efektiv të brendshëm. Sot ne kemi në Strasburg 84 dosje të cilat vlerësohen në një pretendim për ish-pronarët  prej 630 milionë euro dhe vetë në formulën e re ajo është prej 46.4 milionë euro ashtu siç vlerësohet nga qeveria.

Burimi: www.oranews.tv