Njoftim i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për Seancën Dëgjimore me Shqipërinë

Njoftim për shtyp i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

GjEDNj 166 (2017)

23.05.2017

Seanca dëgjimore e Dhomës lidhur me prishjen e banesave në një qytet bregdetar shqiptar

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është duke zhvilluar një seancë dëgjimore sot, të Martën, më 23 Maj 2017, në 9.15 për çështjen Sharxhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë (kërkesa nr. 10613/16).

Kërkuesit janë 18 shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian.

Procedura

Kërkesa u paraqit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut më 19 Shkurt 2016.

Më 19 Prill 2016, kërkesa iu njoftua Qeverisë Shqiptare, së bashku me pyetjet e Gjykatës. Deklarata e fakteve e paraqitur Qeverisë është në dispozicion në website-in e Gjykatës.

Përbërja e Gjykatës

Çështja do të dëgjohet nga Dhoma, e përbërë si më poshtë:

Linos-Alexandre Sicilianos (Greqi), Kryetar,
Kristina Pardalos (San Marino),
Ledi Bianku (Shqipëri),
Aleš Pejçal (Republika Çeke),
Armen Harutyunyan (Armeni),
Pauliine Koskelo (Finlandë),
Tim Eicke (Mbretëria e Bashkuar), Gjyqtarë,
Jovan Ilievski (“ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”), Gjykatës zëvendësues,
Dhe gjithashtu Abel Campos, Sekretar i Seksionit.

Përfaqësuesit e palëve

Qeveria

Alma Hicka, Agjente,

Agim Hysi, Roden Hoxha dhe Evi Sadushaj, Këshilltarë;

Kërkuesit

Andrea Saccucci, Giulia Borgna dhe Erinda Ballanca, Avokatë.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u krijua në Strasburg nga Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës, në vitin 1959 për t’u marrë me shkeljet e pretenduara të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vitit 1950.

Për më shumë, ju lutem të klikoni në link më poshtë:

Chamber hearing in the case Sharxhi and Others v. Albania (english version)