NJOFTIM – FTESË PËR OFERTË / NOTIFICATION – CALL FOR OFFERS

NJOFTIM 

FTESË PËR OFERTË

Në mbështetje të nenit 18, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, të paragrafit (ii) të shkronjës “f” të pikës 3 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242 datë 19.04.2019 “Për autorizimin e Avokaturës së Shtetit për kryerjen e procedurave të kontraktimit të shërbimit të konsulencës për marrëveshjen e koncesionit të lidhur me Shoqërinë “Tirana International Partners” sh.p.k. për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, Tiranë, si dhe përcaktimin e procedurës përkatëse të  përzgjedhjes”, Komisioni i ngritur për kryerjen e procedurës përzgjedhëse me Urdhrin nr. 98, datë 19.04.2019  të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, ju njofton për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së konsulentit të huaj për marrëveshjen e koncesionit të lidhur me Shoqërinë “Tirana International Partners” sh.p.k. për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, Tiranë dhe ju fton të paraqesni interesin tuaj sëbashku me ofertën përkatëse për të marrë pjesë në këtë procedurë me detajet si më poshtë vijon:

Autoriteti Kontraktues

Avokatura e Shtetit e Republikës së Shqipërisë me adresë: Adresa: Rruga “Abdi Toptani” Ndërtesa 5, kati 4, Tiranë, Shqipëri

Objekti kontratës

Sigurimi i konsulencës së huaj me qëllim mbrojtjen e interesave të shtetit Shqiptar, në kushtet e negocimit apo rishikimit të mundshëm të Marrëveshjes së Koncesionit të lidhur me Tirana International Partners SH.P.K., për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, Tiranë.

Kohëzgjatja e Kontratës

Kohëzgjatja e kontratës do të përcaktohet me marrëveshje mes palëve gjatë negocimit të kontratës mbi bazë të kohëzgjatjes së arësyeshme të nevojshme të realizimit të objektit të shërbimit dhe komunikimeve vijuese me ministritë përgjegjëse.

Afati dhe vendi i dorëzimit të ofertave

Ofertat do të dorëzohen në adresën: Avokatura e Shtetit, Rruga “Abdi Toptani, Ndërtesa 5, kati 4, Tiranë, Shqipëri deri ditën e enjte datë 25.04.2019 ora 16:00.

Shprehja e interesit

Të interesuarit mund të kërkojnë informacion më të detajuar si dhe formatin e plotë  të Ftesës për Ofertë, duke kontaktuar me email personin e mëposhtëm:

Brunilda Lilo
Avokat Shteti
Email brunilda.lilo@avokaturashtetit.gov.al

NOTIFICATION

CALL FOR OFFERS

Pursuant to Article 18 of Law no. 10018, dated 13.11.2008 “On State Advocate’s Office”, as amended, paragraph (ii) of letter “f” of item 3 of the Decision of the Council of Ministers no. 242, dated 19.04.2019 “On authorizing the State Advocate’s Office for conducting the contracting procedures of the consultancy service on the concession agreement concluded with Tirana International Partners sh.pk., for the International Airport “Mother Teresa” Rinas, Tirana, as well as for the determination of the relevant selection procedure”, the Commission established by the Order no. 98, dated 19.04.2019 of the State Advocate General, for conducting the selection procedure, hereby informs you about the commencement of the selection procedures of the foreign consultant for the concession agreement concluded with the Tirana International Partners sh.pk. to “Mother Teresa” International Airport Rinas, Tirana, and invites you to submit your interest together with the relevant offer to participate in this procedure as follows:

Contracting Authority

State Advocate’s Office of the Republic of Albania, with address: Rruga “Abdi Toptani” Ndërtesa 5, kati 4, Tirana Albania

Contract object

Providing foreign consultancy in order to protect the interests of the Albanian state, in the framework of a potential review and negotiation of the Concession Agreement concluded with Tirana International Partners SH.P.K, on the  International Airport “Mother Theresa” Rinas, Tirana.

Contract Duration

The Contract duration shall be determined by an agreement between the parties, during the negotiation of the contract, on basis of a reasonable and necessary duration for performance of the services object and subject to the subsequent communications exchanged with the responsible Ministries.

Deadline and place for delivering the offers

The offers shall be delivered at the address: “Avokatura e Shtetit, Rruga “Abdi Toptani, Ndërtesa 5, kati 4, Tiranë, Shqipëri” until Thursday, 25.04.2019 at 04.00 pm (CET).

Expression of interest

The interested parties may request more detailed information as well as the full format of the Call for Offers by contacting through email the following person:

Brunilda Lilo
State Advocate
Email brunilda.lilo@avokaturashtetit.gov.al