NJOFTIM
FTESË PËR OFERTË
Në mbështetje të nenit 18, pika 2, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.381, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve për përzgjedhjen, kontraktimin e pagesën e avokatëve ose zyrave të avokatisë vendase ose të huaja”, komisioni i ngritur për kryerjen e procedurës përzgjedhëse me Urdhrin nr. 180/1, datë 18.06.2019 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, ju njofton për fillimin e procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen dhe kontraktimin e avokatit ose të zyrës së avokatisë vendase ose të huaj, dhe ju fton të paraqisni interesin tuaj së bashku me ofertën përkatëse për të marrë pjesë në këtë procedurë me detajet si më poshtë vijon:
Autoriteti Kontraktues
Avokatura e Shtetit e Republikës së Shqipërisë, me adresë: Rruga “Abdi Toptani” Ndërtesa 5, kati 4, Tiranë, Shqipëri
Objekti i kontratës
Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anulimit të një vendimi arbitrazhi në ICSID.
Afati dhe vendi i dorëzimit të ofertave
Oferta duhet të depozitohen pranë Zyrës së Protokollit të Avokaturës së Shtetit, me adresë Rruga “Abdi Toptani” Ndërtesa. 5, Kati 4, Tiranë, Shqipëri, deri në datën 05.07.2019, ora 14.00 CET.
Shprehja e interesit
Të interesuarit mund të kërkojnë informacion më të detajuar si dhe formatin e plotë të ftesës për ofertë, duke kontaktuar me email personin e mëposhtëm:
Boriana Nikolla
Avokat Shteti
Email boriana.nikolla@avokaturashtetit.gov.al
NOTIFICATION
CALL FOR OFFERS
Pursuant to Article 18, item 2 of Law no. 10018, dated 13.11.2008 “On State Advocate’s Office”, as amended, of the Council of Minister Decision No.381, dated 12.06.2019 “On the determination of procedures and criteria for the selection, contracting and payment of foreign or local lawyers/law firms”, the Commission established to perform the selection of the procedure with Order no. 180/1, dated 18.06.2019, of the State Advocate General announces the commencement of the competition procedure for the selection, and contracting of the foreign or local lawyers/law firms and calls upon you to submit your interest together with the offer relevant to participate in this proceeding with the following details:
Contracting Authority
State Advocate’s Office of the Republic of Albania, with address: Rruga “Abdi Toptani” Ndërtesa 5, kati 4, Tirana Albania
Contract object
Representation and defense of the interest of the Republic of Albania, in ICSID annulment proceedings.
Deadline and place for delivering the offers
The offers shall be delivered at the address: “Avokatura e Shtetit, Rruga “Abdi Toptani, Ndërtesa 5, kati 4, Tiranë, Shqipëri” until 05 July 2019, time 14.00 CET.
Expression of interest
The interested parties may request more detailed information as well as the full format of the Call for Offers by contacting through email the following person:
Boriana Nikolla
State Advocate
Email boriana.nikolla@avokaturashtetit.gov.al