Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e pestë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”.
Informacionin rreth programit, profilet e kërkuara, numrin e praktikantëve dhe institucionet pjesëmarrëse mund t’i gjeni në linkun: http://praktika.arsimi.gov.al, nga ku mund të kryeni edhe aplikimin online, pasi të klikoni në dritaren “Apliko”.
Aplikimi është i hapur për të rinjtë, që përmbushin këto kritere:
- Të jenë 21-26 vjeç;
- Të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”;
- Të mos kenë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme .
Të rinjtë e interesuar duhet të aplikojnë vetëm në një institucion të caktuar, në të kundërt aplikimi i tyre nuk do të merret në konsideratë.
Dokumentet që duhet të ngarkojnë aplikantët janë:
- CV (jetëshkrimin) e aplikantit;
- Letra e motivimit
Afati për aplikim është nga data 7 shkurt deri më datë 29 shkurt 2020.