NJOFTIM
FTESË PËR OFERTË
Në mbështetje të nenit 18, pika 2, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.893, datë 18.11.2020 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve për kontraktimin e pagesën e avokatëve/studiove të avokatisë, ekspertëve apo shërbimeve të tjera ndihmëse dhe mënyra e pagesës”, komisioni i ngritur për kryerjen e procedurës përzgjedhëse me urdhrin nr.213, datë 28.12.2020 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, ju njofton për fillimin e procedurës së kontraktimit e përzgjedhjes së avokatit/studios së avokatisë vendase ose të huaj, dhe ju fton të paraqisni interesin tuaj së bashku me ofertën përkatëse për të marrë pjesë në këtë procedurë me detajet si më poshtë vijon:
Autoriteti Kontraktues
Avokatura e Shtetit e Republikës së Shqipërisë, me adresë Rruga “Abdi Toptani” Ndërtesa 5, kati 4, Tiranë, Shqipëri.
Objekti i kontratës
Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, MIE, në çështjen e arbitrazhit të inicuar përpara forumit të ICC.
Afati dhe vendi i dorëzimit të ofertave
Oferta duhet të depozitohen pranë Zyrës së Protokollit të Avokaturës së Shtetit, me adresë Rruga “Abdi Toptani” Ndërtesa. 5, Kati 4, Tiranë, Shqipëri, deri në datën 07.01.2021, ora 16.30.
Shprehja e interesit
Të interesuarit mund të kërkojnë informacion më të detajuar si dhe formatin e plotë të ftesës për ofertë, duke kontaktuar në email-in e mëposhtëm:
arbitrazhi@avokaturashtetit.gov.al
NOTIFICATION
CALL FOR BID
Pursuant to Article 18, item 2 of Law no. 10018, dated 13.11.2008 “On State Advocates Office”, as amended, of the Council of Minister’s Decision no.893, dated 18.11.2020 “On determining the procedures and criteria for contracting and the payment of lawyers / law firms, experts or other ancillary services and the method of payment”, the Commission established to perform the selection of the procedure with Order no. 213, dated 28.12.2020, of the State Advocate General notifies you for the commencement of the contracting procedure for the selection of a domestic or foreign lawyer / law firm, and invites you to submit your interest together with the relevant offer to participate in this procedure with the following details:
Contracting Authority
The State Advocates Office of the Republic of Albania, with address: Rruga “Abdi Toptani” Ndërtesa 5, kati 4, Tirana Albania.
Contract subject
Representation and defense of the interest of the National Agency for Water Supply and Sewage, Ministry of Infrastructure and Energy of Albania, in an ICC arbitration proceedings.
Deadline and place for delivering the bids
The Bid shall be submitted at the address Avokatura e Shtetit, Rr.”Abdi Toptani” Nr.5,
Kt. 4 Tirana, Albania until January 7, 2021, time 16:30 CET.
Expression of interest
The interested parties may request more detailed information as well as the full format of the Call for Bid by contacting the e-mail address:
arbitrazhi@avokaturashtetit.gov.al