PranĂ« ambienteve tĂ« “Hotel Sheraton” u zhvillua sot prezantimi i ReformĂ«s sĂ« Kthimit dhe Kompensimit tĂ« Pronave nĂ« vendin tonĂ«. GjatĂ« kĂ«tyre 22 muajve qeverisje, bazat e kĂ«saj reforme u hartua nga Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit tĂ« Pronave, nĂ«n kujdesin e MinistrisĂ« sĂ« DrejtĂ«sisĂ« dhe AvokaturĂ«s sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Shtetit, pĂ«rmes asistencĂ«s dhe mbĂ«shtetjes sĂ« KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s dhe ekspertĂ«ve tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore.
Pjesëmarrës në prezantimin e kësaj reforme ishin Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, Ministri i Drejtësisë, Z. Nasip Naço, Ministri i Financave, Z. Shkëlqim Cani, Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Znj. Alma Hicka, Drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Znj. Sonila Qato, si dhe Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Z. Marco Leidekker, të cilët diskutuan gjatë fjalës së tyre rëndësinë e zgjidhjes përfundimtare të kësaj problematike për sigurimin e të drejtës së pronës, rolin e saj në zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Më poshtë fjala e mbajtur nga Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Znj. Alma Hicka:
Proceset reformuese vështirë se mund të jenë të thjeshta dhe ajo që sot paraqet ligji për kompensimin e pronave është një reformë shumë e dhimbshme për interesat e shtetit shqiptar. Ndonjëherë dhimbjen e reformave e paguajnë qytetarët dhe ndonjëherë e paguan ajo që është pasuria jonë e përbashkët, pasuria e shtetit; dhe kjo fundit na shqetëson shumë si mua dhe z. Cani si Ministër i Financave.
Megjithatë ndërsa Z. Cani ka për detyrë të bëjë një politikë të kujdesshme financiare, unë si Avokate e Përgjithshme e Shtetit jam e detyruar t’i kujtoj herë pas herë Qeverisë implikimet ligjore të veprimeve të saj, sidomos në Gjykatat Ndërkombëtare; dhe Ju siguroj kjo s’më bën aspak një njeri të pëlqyer në disa raste.
Këtu sot doja të përmendja se beteja për forcimin e shtetit ligjor nuk është e thjeshtë për asnjë Qeveri, por ajo është me siguri beteja më e rëndësishme.
Sot, Qeveria paraqet një draft-ligj për përmbylljen e këtij procesi të lodhshëm dhe të vështirë 22 vjeçar dhe sidomos të një plage tjetër të shoqërisë shqiptare, duke riparuar një padrejtësi të kryer 70 vite më parë dhe një padrejtësi më të madhe se ajo, padrejtësinë e administrimit të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave ndër vite.
Kjo është dhe do të ishte në çdo rast një reformë e dhimbshme për çdo shoqëri, por vetëm një Qeveri që ka nën prioritet e veta ndërtimin e një shteti ligjor duhet ta kryejë atë.
Ligji i ri i paraqitur pĂ«r konsultim zgjidh atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« thelbi i çështjes, balancĂ«n e drejtĂ« midis tĂ« drejtave tĂ« subjekteve tĂ« shpronĂ«suara dhe angazhimit tĂ« njĂ« shoqĂ«rie demokratike pĂ«r tĂ« riparuar njĂ« shkelje 70 vjeçare nĂ« njĂ«rĂ«n anĂ«, dhe interesit publik nga ana tjetĂ«r. Zgjidhja Ă«shtĂ« ajo qĂ« çdo mendje e interesuar barazisht si pĂ«r interesat e pronarĂ«ve dhe tĂ« publikut do tĂ« jepte pa u menduar gjatĂ«; do t’i japim pronarĂ«ve atĂ« qĂ« ju Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« vitin 1945, dhe do tĂ« mbajmĂ« pĂ«r shoqĂ«rinĂ« vlerĂ«n qĂ« i Ă«shtĂ« shtuar pronave si kontribut i publikut gjatĂ« 70 viteve, pĂ«r pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe nĂ« kushte detyrimi nga regjimi i shkuar politik. Procesi i kthimit dhe kompensimit nuk mund tĂ« jetĂ« shkas qĂ« dikush tĂ« marrĂ« mbrapsht mĂ« shumĂ« se ç’i Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« 1945 pĂ«r shkak tĂ« kontributit tĂ« tĂ« gjithĂ« shoqĂ«risĂ«.
Nga ana tjetër kjo është arsyeja pse shumë mendje të interesuara kanë nisur të përqeshin reformën dhe do ta bëjnë deri në fund besoj, të sigurtë se reforma ndërpret mundësinë e pasurimit të tyre të padrejtë.
Kostoja e këtij procesi, është e pashmangshme; Ajo do të paguhet sidoqoftë nga shoqëria shqiptare si në mënyrë të drejtpërdrejtë, nga buxheti i shtetit, apo duke hequr dorë nga pronat e paluajtshme të përbashkëta; dhe kostoja nuk është e vogël.
Shpesh dhe pa të drejtë kostoja e këtij procesi komentohet si gjoba për Qeverinë nga Gjykata e Strasburgut dhe meqenëse sot m’u dha rasti, dëshiroj të saktësoj se Gjykata thjesht na ka thënë atë që Ne të gjithë e kishim shumë të qartë. Ka pasur për vite me radhë një keqadministrim të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave, keqadministrim i cili ka çuar në shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe mbi të gjitha procesi nuk kishte asnjë perspektivë të qartë zgjidhjeje.
Në vitin 2006 Gjykata e Strasburgut nxori vendimin e parë në lidhje me situatën e veprimit të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës dhe vetëm sot, vetëm pas punës së kujdesshme dhe të palodhur të zhvilluar për studimin dhe qartësimin e situatës nga zj. Qato dhe ekipi i saj në AKKP, është bërë e mundur të prezantohet për herë të parë një draft-ligj mbi të cilin mund të diskutohet publikisht dhe me grupet e interesit.
Draft-ligji mban në konsideratë ato që janë kërkesat kryesore të Gjykatës së Strasburgut në vendimin pilot Manushaqe Puto dhe konkretisht;
–    Drafti-ligji Ă«shtĂ« paraqitur pas njĂ« analize tĂ« kujdesshme tĂ« kuadrit ligjor dhe implikimit financiar te tij.
–    NjĂ« regjistĂ«r dhe njĂ« numĂ«r pĂ«rfundimtar vendimesh Ă«shtĂ« sot nĂ« dispozicion tĂ« AgjencisĂ«.
–    NjĂ« hartĂ« dixhitale po pĂ«rgatitet me gjithĂ« vendimmarrjen nĂ« vite duke pĂ«rshpejtuar procesin dhe duke bĂ«rĂ« tĂ« mundur realizimin e tij nĂ« afatin e pĂ«rcaktuar nĂ« ligj.
–    NjĂ« afat pĂ«rfundimtar prekluziv Ă«shtĂ« caktuar pĂ«r aplikime tĂ« reja duke mbyllur procesin nĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«rfundimtare.
–    NjĂ« formulĂ« e qartĂ« qĂ« trajton nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« barabartĂ« tĂ« gjithĂ« subjektet e shpronĂ«suara duke lidhur vlerĂ«n e kompensimit qĂ« do tĂ« merret me vlerĂ«n e pronĂ«s qĂ« u shtetĂ«zua Ă«shtĂ« hartuar.NĂ« pĂ«rgjigje tĂ« gjitha shqetĂ«simeve tĂ« ngritura mbi formulĂ«n e re tĂ« kompensimit, dĂ«shiroj tĂ« rikujtoj atĂ« qĂ« Gjykata e Strasburgut ka theksuar tashmĂ« prej vitesh nĂ« praktikĂ«n e saj tĂ« konsoliduar dhe citoj:
Konventa nuk mund të interpretohet si vendosje e detyrimit të përgjithshëm mbi Shtetet Kontraktuese për të kthyer pronën e transferuar në favorin e tyre, para ratifikimit të Konventës. Nuk ekziston ndonjë detyrim i përgjithshëm, sipas Konventës për krijimin e procedurave nëpërmjet të cilave mund të kërkohet kthimi i pronave. Megjithatë, kur një Shtet Kontraktues vendos të krijojë procedura ligjore të këtij lloji, ai nuk mund të përjashtohet nga detyrimi për të respektuar të gjitha garancitë përkatëse të parashikuara nga Konventa, veçanërisht në nenin 6 § 1.
Në përfundim, shteti shqiptar ka marrë tashmë prej 22 vitesh përsipër detyrimin për të riparuar atë që ka qenë një shpronësim i padrejtë, në vitin 1945, duke nxjerrë vendime administrative dhe gjyqësore që njohin këtë të drejtë, prandaj dhe vetëm për këtë arsye, sot mbi shtetin dhe shoqërinë shqiptare rëndon barra e ekzekutimit të këtyre vendimeve; është në diskrecionin dhe vlerësimin e plotë të shtetit shqiptar të përcaktojë mënyrën e ekzekutimit të këtyre vendimeve në balancë të plotë me atë që kërkon interesi publik dhe është pikërisht kjo ajo që po ndodh sot me paraqitjen e këtij draft-ligji.