Forumi rajonal mbi Shtetin e së Drejtës

Avokatja e Përgjithshme e Shtetit znj. Alma Hicka mori pjesë, së bashku me profesionistë të tjerë të fushës së ligjit, në Forumin e parë Rajonal mbi Shtetin e së Drejtës për Evropën Juglindore, i cili u zhvillua në datat 28 dhe 29 mars 2014 në Budva, të Malit të Zi. Qëllimi i këtij forumi ishte promovimi i zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rajon, inkurajimi i bashkëpunimin rajonal në zhvillimin e vazhdueshëm të Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave të Njeriut, si dhe asistimi i procesit të integrimit të rajonit në BE. Continue reading

Programi i parë i praktikës profesionale pranë Avokaturës së Shtetit

Në ambientet e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, u zhvillua sot ceremonia e fillimit të programit të parë të praktikës profesionale 6-mujore pranë Avokaturës së Shtetit për 21 studentët e përzgjedhur, aktualisht në vitin e fundit të programeve Master në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Continue reading

Njoftim për përzgjedhjen e inspektorëve financiarë publikë

Ministria e Financave njofton për fillimin e procesit të përzgjedhjes së inspektorëve financiarë publikë, të cilët do të angazhohen në misione të inspektimit financiar publik. Më poshtë mund të gjeni kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët si dhe dokumentet përkatëse për aplikim.

PDF: Njoftim për përzgjedhjen e inspektorëve financiarë publikë