Ftesë për negociata / Bidding invitation

NJOFTIM FTESE PĂ‹R NEGOCIATA (see below for English)

Avokatura e Shtetit, në bazë nenit 18, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 419 datë 18.05.2015 dhe Urdhrit nr. 70 datë 18.05.2015 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, shpall njoftimin e Ftesës për Negociata si më poshtë:

Autoriteti Kontraktor: Avokatura e Shtetit të Republikës së Shqipërisë me adresë: Ministria e Drejtësisë Blv. “Zogu I” Tiranë, Shqipëri

Objekti i Ftesës për Negociata/Shërbimi: Mbrojtje e interesave të Republikës së Shqipërisë në kuadër të procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm dhe njohjes të një vendimi arbitrazhi ndërkombëtar.

Dorëzimi dhe hapja e ofertave: Ofertat duhet të dërgohen në adresën Avokatura e Shtetit, Ministria e Drejtësisë, Blv. Zogu I, Tiranë, Shqipëri deri ditën e Enjte datë 21.05.2015, ora 12:00. Ofertat do të hapen ditën e Enjte më 21.05.2015, ora 13:00 në prani të gjithë anëtarëve të Komisionit.

Për informacion më të detajuar dhe për Ftesën për Negociata në formatin e plotë, lutemi të kontaktoni personin e mëposhtëm:
Brunilda Lilo
Avokate Shteti
Tel/Fax: +355 4 22 53 544
brunilda.lilo@avokaturashtetit.gov.al
Continue reading

Kryetari i GjykatĂ«s sĂ« LartĂ« promovon librin mbi “Standardet e Gjykimit Civil, Administrativ dhe Penal pĂ«rmes vendimeve unifikuese tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Lartë”

unnamedKryetari i GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«, Z. Xhezair Zaganjori, gjatĂ« paradites sĂ« datĂ«s 13 Shkurt 2015, pati njĂ« takim me AvokatĂ«t e Shtetit, pĂ«r tĂ« promovuar librin e tij, tĂ« botuar sĂ« fundmi, mbi “Standardet e Gjykimit Civil, Administrativ dhe Penal pĂ«rmes vendimeve unifikuese tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Lartë”. Continue reading

Ftesë për Negociata / Bidding Invitation

Avokatura e Shtetit e Republikës së Shqipërisë shpall në faqen e saj zyrtare një Ftesë për Negociata për sigurimin e asistencës dhe përfaqësimit të Republikës së Shqipërisë në çështjen e arbitrazhit të paraqitur para Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) për mosmarrëveshje të lindura nga Marrëveshja e Koncesionit BOT, me shoqërinë “HYDRO” S.R.L. Continue reading

Ftesë për Negociata / Bidding Invitation

Avokatura e Shtetit e Republikës së Shqipërisë shpall në faqen e saj zyrtare një Ftesë për Negociata për sigurimin e asistencës dhe përfaqësimit të Republikës së Shqipërisë në çështjen e arbitrazhit të paraqitur para Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimit (ICSID) për mosmarrëveshje të lindura nga Marrëveshja e Koncesionit BOO, nga shoqëria “ALBANIABEG AMBIENT” SH.P.K., Angelo Novelli and Costruzioni S.R.L. Continue reading

Konferenca mbi 15 vjetorin e Avokaturës së Shtetit

 Konferenca mbi 15 vjetorin e Avokaturës së Shtetit  Avokatura e Shtetit me rastin e 15 vjetorit të hyrjes në fuqi të ligjit për Avokaturën e Shtetit organizoi një konferencë me pjesëmarrjen e Ministrit të Drejtesise, Zotin Nasip Naço, Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese z. Bashkim Dedja, Kryetarin e Gjykatës së Lartë z. Xhezair Zaganjori, Kryetarin e Komisionit të Ligjeve z. Fatmir Xhafaj...

Avokatura e Shtetit me rastin e 15 vjetorit të hyrjes në fuqi të ligjit për Avokaturën e Shtetit organizoi një konferencë me pjesëmarrjen e Ministrit të Drejtesise, Zotin Nasip Naço, Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese z. Bashkim Dedja, Kryetarin e Gjykatës së Lartë z. Xhezair Zaganjori, Kryetarin e Komisionit të Ligjeve z. Fatmir Xhafaj Continue reading