Njoftim për Shpalljen e Pozicioneve Vakante Pranë Avokaturës së Shtetit

Thirrja #5 Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e pestë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”.

Informacionin rreth programit, profilet e kërkuara, numrin e praktikantëve dhe  institucionet pjesëmarrëse mund t’i gjeni në linkun: http://praktika.arsimi.gov.al, nga ku mund të kryeni edhe aplikimin online, pasi të klikoni në dritaren “Apliko”.

Aplikimi është i hapur për të rinjtë, që përmbushin këto kritere:

  • TĂ« jenĂ« 21-26 vjeç;
  • TĂ« kenĂ« pĂ«rfunduar minimalisht ciklin e parĂ« tĂ« studimeve “Bachelor”;
  • TĂ« mos kenĂ« qenĂ« pjesĂ« e programit gjatĂ« thirrjeve tĂ« mĂ«parshme .

Të rinjtë e interesuar duhet të aplikojnë vetëm në një institucion të caktuar, në të kundërt aplikimi i tyre nuk do të merret në konsideratë.

Dokumentet që duhet të ngarkojnë aplikantët janë:

  • CV (jetĂ«shkrimin) e aplikantit;
  • Letra e motivimit

Afati për aplikim është nga data 7 shkurt deri më datë 29 shkurt 2020.

NJOFTIM – FTESË PËR OFERTË / NOTIFICATION – CALL FOR OFFERS

NJOFTIM 

FTESĂ‹ PĂ‹R OFERTĂ‹

Në mbështetje të nenit 18, pika 2, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.381, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve për përzgjedhjen, kontraktimin e pagesën e avokatëve ose zyrave të avokatisë vendase ose të huaja”, komisioni i ngritur për kryerjen e procedurës përzgjedhëse me Urdhrin nr. 180/1, datë 18.06.2019 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, ju njofton për fillimin e procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen dhe kontraktimin e avokatit ose të zyrës së avokatisë vendase ose të huaj, dhe ju fton të paraqisni interesin tuaj së bashku me ofertën përkatëse për të marrë pjesë në këtë procedurë me detajet si më poshtë vijon:

Autoriteti Kontraktues

Avokatura e Shtetit e Republikës së Shqipërisë, me adresë: Rruga “Abdi Toptani” Ndërtesa 5, kati 4, Tiranë, Shqipëri

Objekti i kontratës

Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anulimit të një vendimi arbitrazhi në ICSID.

Afati dhe vendi i dorëzimit të ofertave

Oferta duhet të depozitohen pranë Zyrës së Protokollit të Avokaturës së Shtetit, me adresë Rruga “Abdi Toptani” Ndërtesa. 5, Kati 4, Tiranë, Shqipëri, deri në datën 05.07.2019, ora  14.00 CET.

 Shprehja e interesit

Të interesuarit mund të kërkojnë informacion më të detajuar si dhe formatin e plotë  të ftesës për ofertë, duke kontaktuar me email personin e mëposhtëm:

Boriana Nikolla
Avokat Shteti
Email boriana.nikolla@avokaturashtetit.gov.al

Continue reading