Njoftim për Shpalljen e Pozicioneve Vakante Pranë Avokaturës së Shtetit

Njoftim për Këshillin Konsultativ për Çështjet e GJEDNJ-së

 
Avokatura e Shtetit informon se pranë saj është konstituuar “Këshilli Konsultativ për Çështjet e GJEDNJ-së”, një organ kolegjial i parashikuar për herë të parë në legjislacionin shqiptar.

Kolegji Konsultativ gjatë punës së tij, ndër të tjera, do të shqyrtojë çështjet e komunikuara Qeverisë Shqiptare nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me qëllim dhënien e këshillimit në trajtimin e tyre ose propozimin/arritjen e një zgjidhje miqësore. Gjithashtu, Këshilli do të luajë një rol të rëndësishëm në rekomandimin e zgjidhjeve dhe hartimin e planeve të veprimit, me qëllim ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së.

Këshilli Konsultativ për Çështjet e GJEDNJ-së ka në përbërje të tij, juristë të një niveli të lartë, të spikatur në fushën e së drejtës ndërkombëtare, kushtetuese dhe asaj gjyqësore, të cilët me përvojën e tyre do të jenë një vlerë e shtuar për Avokaturën e Shtetit.

Përbërja e Këshillit:

  • Znj. Arta Vorpsi
  • Z.  Artan Hoxha
  • Z. Kristaq Traja
  • Z.  Petrit Plloçi
  • Z.  Sokol Sadushi