Urdhër nr. 178

  • UrdhĂ«r Nr. 178 – “PĂ‹R MIRATIMIN E RREGULLORES “PĂ‹R PROCEDURAT E ORGANIZIMIT DHE FAZAT E ZHVILLIMIT TĂ‹ VLERĂ‹SIMIT PROFESIONAL TĂ‹ PUNONJĂ‹SVE TĂ‹ EMĂ‹RUAR PĂ‹RKOHĂ‹SISHT NĂ‹ POZICIONIN E VOKATIT TĂ‹ SHTETIT”

Njoftim drejtuar Zyrave Vendore të Avokaturës së Shtetit dhe Avokatëve të Shtetit pranë zyrës qendrore

Shpallje vende vakante në Avokaturën e Shtetit

AVOKAT SHTETI PRANĂ‹ ZYRĂ‹S VENDORE VLORĂ‹

Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike për institucionet shtetërore dhe entet publike. Asistenca juridike përfshin shërbimin këshillimor dhe të përfaqësimit.

Në mbështetje të organikës dhe strukturës aktuale të Avokaturës së Shtetit,  miratuar  me urdhrin nr. 150, datë 10.11.2015 të Kryeministrit të RSH-së “Për disa ndryshime në Urdhrin nr. 98 dt. 21.02.2014 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së avokaturës së shtetit”, si dhe në referim të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, të nenit 25, pika “4” të Rregullores së Brendshme të Avokaturës së Shtetit, miratuar me urdhrin nr. 275/1, datë 14.01.2009 të Ministrit të Drejtësisë, Avokatura e Shtetit shpall vendet vakante për pozicionin “Avokat Shteti” pranë Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit, në Zyrën e Përfaqësimit në Gjykatat e Huaja, Ndërkombëtare dhe në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Kushtet dhe kriteret e aplikimit:

1. Avokat i Shtetit mund të emërohet çdo shtetas shqiptar, që plotëson kushtet e mëposhtme:

a) Të jetë diplomuar sipas sistemit të vjetër me titullin “Jurist” ose sipas sistemit të ri të disponojë gradën “Master i Shkencave”.

b) Të ketë një përvojë pune në praktikën gjyqësore ose administrative prej të paktën 5 vitesh;

c) Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, ose të mos jetë larguar nga shërbimi civil apo çdo funksion tjetër publik për shkelje ose paaftësi në kryerjen e detyrave;

d) Të mos jetë në kushtet e konfliktit të interesit, sipas dispozitave të këtij ligji;

e) Të plotësojë kriteret e tjera morale dhe profesionale;

f) Të njohë një nga gjuhët në vijim: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht ose Italisht.

2. Në rastin e shtetasit shqiptar, të diplomuar për drejtësi, me rezultate të larta, në universitete të njohura të huaja, apo të diplomuar në shkolla pasuniversitare, ekuivalente me Shkollën e Magjistraturës, kushti i përvojës në punë, i përcaktuar në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij neni, është të paktën 3 vjet.

3. Të diplomuarit në Shkollën e Magjistraturës përjashtohen nga kushti i përvojës në punë, të përcaktuar në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij neni.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

1. Avokatët e Shtetit pranë Zyrave vendore të Avokaturës së Shtetit janë përgjegjës për dhënien e asistencës juridike institucioneve shtetërore dhe enteve publike të njësisë territoriale, nën juridiksionin e këtyre zyrave.

2. Avokati i Shtetit pranë Zyrave Vendore përfaqëson dhe mbron interesat pasurorë të shtetit shqiptar pranë gjykatave kombëtare pa autorizim të posaçëm të të përfaqësuarit në çështjet gjyqësore, në të cilat një organ i administratës shtetërore ose Republika e Shqipërisë është palë.

3. Mbulimi dhe përfaqësimi i çështjeve gjyqësore në Gjykatat e rrethit gjyqësor Vlorë, Fier, Lushnje, Berat.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

  • JetĂ«shkrim i plotĂ«suar nĂ« pĂ«rputhje me formatin Evropian.
  • Fotokopje tĂ« diplomĂ«s (pĂ«rfshirĂ« edhe diplomĂ«n Bachelor). PĂ«r diplomat e marra jashtĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« pĂ«rcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Fotokopje tĂ« librezĂ«s sĂ« punĂ«s (tĂ« gjitha faqet qĂ« vĂ«rtetojnĂ« eksperiencĂ«n nĂ« punĂ«);
  • Fotokopje tĂ« letĂ«rnjoftimit (ID);
  • VĂ«rtetim tĂ« gjendjes shĂ«ndetĂ«sore;
  • VetĂ«deklarim tĂ« gjendjes gjyqĂ«sore;
  • VlerĂ«simin e fundit nga eprori direkt;
  • VĂ«rtetim nga institucioni qĂ« nuk ka masĂ« disiplinore nĂ« fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetĂ«r qĂ« vĂ«rteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesĂ«, vlerĂ«simet pozitive apo tĂ« tjera tĂ« pĂ«rmendura nĂ« jetĂ«shkrimin tuaj;

Dorëzimi i dokumenteve mund të bëhet në adresën e Avokaturës së Shtetit si më poshtë:

Avokatura e Shtetit
Rr. Abdi Toptani, Nd. 5, Kati IV.
Tiranë, Shqipëri