Intervista e Avokates së Përgjithshme të Shtetit në News24

“LIGJI I RI I PRONAVE ËSHTË KRIJUAR PËR TË ZGJIDHUR PROBLEMATIKAT NË NIVEL VENDAS DHE NË GJYKATËN E STRASBURGUT”.

https://youtu.be/-G89PNZExiw

Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka, e ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, në televisionin ‘News 24” për një bisedë intervistuese rreth tematikave aktuale, ka pasur rastin të ofrojë një kuadër të gjerë për publikun të mënyrës së operimit dhe qëndrimit të Gjykatës së Strasburgut në raport me çështjet në gjykim, si dhe impaktit të ligjit të ri të pronave, veprimit i tij në kohë dhe në kosto.

Avokatja e Përgjithshme është ndalur tek fakti që në vendimet e saj Gjykata e Strasburgut ka për qëllim që të vendosë palët në një raport të drejtë me ligjin, por ajo çfarë është më e rëndësishme është që nëpërmjet vendimeve të saj t’i imponohet shteteve të adresojnë një mekanizëm vendas për zgjidhjen e problematikes së caktuar  apo riparimin e të drejtës së mohuar.

Ndër të tjera ajo ka pohuar se ajo çfarë e dëmton pozitën e shtetit shqiptar në kuadër të çështjeve të adresuara në Strasburg janë qëndrimet në nivel vendas. Ligji i ri i pronave është krijuar për të zgjidhur pikërisht këtë problematike në nivel vendas por edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Numri një i Avokaturës së Shtetit ka theksuar së ligji i ri i pronave, është pranuar nga pronarët, që ka qenë më i favorshmi që është miratuar ndonjëherë nga ndonjë qeveri. Ligji në thelbin e tij ka garancinë për pronarin duke i dhënë fund kalvarit të vonesave ne realizimin e të drejtës së pronës.

Avokatja e Përgjithshme e Shtetit ka deklaruar së miratimi i këtij ligji do të ishte mjaft pozitiv për faktin së do të sillte zhbllokimin e procedurave dhe të vendimmarrjes në nivel vendas, duke i trajtuar të gjitha çështjet në mënyrë të barabartë sipas formulimeve që aplikohen në ligjin e ri.