Në ambientet e Ministrisë se Drejtësisë u zhvillua sot ceremonia e mbylljes se programit te pare te praktikes profesionale te studenteve te Fakultetit te Drejtësisë ne Universitetin e Tiranës pranë Avokaturës se Përgjithshme. Ne këtë ceremoni, e drejtuar nga Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, znj. Alma Hicka, ishin pjesëmarrës Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinise, z. Erion Veliaj, dekani i FDUT, z. Altin Shegani, si dhe drejtori i projektit JuST te USAID, z. John Carver.
Ne fjalën hapëse te mbajtur prej saj, znj. Hicka falënderoi USAID dhe Ministrin Veliaj për ndihmën e dhënë ne organizimin e kësaj praktike profesionale ne fushën e drejtësisë, e para ne llojin e saj ndermes institucioneve shtetërore. Gjithashtu znj. Hicka falënderoi studentet te cilët me përkushtim arritën te përmbyllin periudhën 6 mujore te praktikes duke asistuar avokatet e shtetit ne proceset gjyqësore ku përfaqësohet Avokatura e Shtetit. Znj. Hicka u shpreh shpresëplotë për te ardhmen e 18 studenteve praktikante ne tregun e vështirë te punës ne fushën e drejtësisë.
Ne fjalën e mbajtur prej tij, Z. Naço theksoi rëndësinë e përfshirjes se brezave te rinj ne hallkat e drejtësisë ne vendin tone, dhe shprehu gatishmërinë e tij për nisma te tilla si praktika profesionale ne Ministrinë e Drejtësisë ne te ardhmen.
Më poshtë fjala e plotë e mbajtur nga Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Znj. Alma Hicka:
I nderuar Z. Naco,
I nderuar Z. Veliaj,
I nderuar Z. Shegani,
I dashur Jay,
Te nderuar pjesëmarrës,
Dua t’ju falenderoj te gjitheve sinqerisht, jo vetem qe na nderoni sot me pranine tuaj, por edhe sepse ishit me ne qe ne fillim te kesaj nisme. E mbeshtetet, e perkrahet, dhe bete te mundur qe te jemi sot ketu te gjithe se bashku per te permbyllur me sukses kete program te pare te praktikes profesionale te studenteve te fakultetit te drejtesise prane Avokatures se Shtetit.
Te nderuar studente,
Ju, qe jeni ne fakt, pjesa me e rendesishme e kesaj iniciative, deshiroj t’ju falenderoj qe patet besim dhe moret pjese me seriozitet dhe perkushtim. Ne fillim ishit me te shumte ne numer, por sot 18 nga Ju perfundojne me sukses kete program. Kjo per t’ju thene ashtu sic ju premtuam ne fillim qe ne jemi serioze dhe vleresojme punen dhe perkushtimin tuaj. Gjate ketyre gjashte muajve ju punuat ne menyre te palodhur perkrah avokateve te shtetit, jo vetem ne procedurat e hartimit te dosjeve gjyqesore, pergatitjes se akteve per gjykim, por edhe duke marre pjese intensivisht, dite pas dite, ne seancat gjyqesore, dhe cdo veprim tjeter procedural, duke u kthyer ne asistente te vertete te avokateve te shtetit. Dhe nese kemi arritur t’ju tregojme rrugen, ne jemi shume te lumtur per kete. Ne kemi qene prane jush ne kete eksperience, ne kete hap te pare qe ju keni hedhur drejt profesionit tuaj. Dhe nese kemi arritur t’ju ndihmojme sadopak, jemi te lumtur per kete.
Jam e bindur per secilin nga ju, qe tashme ka perfunduar studimet, pasiguria me e madhe mbetet e ardhmja, dhe qellimi yne ishte qe ju te shihnit nga afer dhe te kuptonit rendesine e ketij profesioni, dhe ndoshta ta dashuroni ate. Dhe nese kemi arritur t’ju japim shprese per te ardhmen, ne do te jemi shume te lumtur per kete.
Ne perfundim deshiroj t’ju uroj suksese ne karrierën tuaj ne vazhdim, dhe t’ju siguroj se do te gjeni përherë mbështetjen dhe përkrahjen time ne përpjekjet tuaja te ardhshme ne fushën e drejtësisë. Një falënderim i veçantë edhe për avokatet e shtetit te cilët i mirepriten dhe i udhehoqen praktikantet ne kete eksperience. Pa ju asgje nuk do te kishte qene e mundur.
Gjithashtu deshiroj te falënderoj për mbështetjen qe na kane dhene ne realizimin e kësaj praktike, si edhe per pjesemarrjen ne kete ceremoni permbyllese, Ministrin e Drejtësisë, zotin Nasip Naço, Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinise, zotin Erion Veliaj, dekanin e fakultetit te drejtësisë ne Universitetin e Tiranes, zotin Altin Shegani, si dhe drejtorin e projektit JuST te USAID, zotin John Carver.