Avokatura e Shtetit ka përfunduar Analizën Vjetore të Punës për Vitin 2016 dhe vlen të theksohet se Vlera Totale e çështjeve që janë diskutuar në gjykime brenda vendit në vitin 2016 është afërsisht 120 miliard lekë ose afërsisht 1 miliard $ amerikanë nga të cilat 93 % janë fituar nga shteti shqiptar në gjyqe të përfaqësuara nga Avokatët e Shtetit në Gjykatat Kombëtare.
Në një këndvështrim krahasimor, në analizën e vitit 2013 rezultonte se vetëm 30% e çështjeve të fituara në vlerë ishin në favor të shtetit. Kjo përqindje e çështjeve të fituara ka ardhur në rritje në vitet në vijim duke arritur sot në rezultatin rekord prej 93%. Për saktësi dhe lehtësi referohuni tabelës dhe grafikut më poshtë:
Sa i takon sipërfaqes së tokës në diskutim në gjykata shqiptare Ju informojmë se në gjykime në të gjitha nivelët janë diskutuar gjithsej rreth 66 mijë dynym tokë nga të cilat 81 % janë fituar nga shteti shqiptar (më shumë se 53 mijë dynymë) sipas tabeles më poshtë: