NJOFTIM – FTESË PËR OFERTË / NOTIFICATION – CALL FOR OFFERS

NJOFTIM

FTESË PËR OFERTË

Në mbështetje të nenit 18, pika 2, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.893, datë 18.11.2020 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve për kontraktimin e pagesën e avokatëve/studiove të avokatisë, ekspertëve apo shërbimeve të tjera ndihmëse dhe mënyra e pagesës, komisioni i ngritur për zhvillimin e procedurës të kontraktimit me Urdhrin nr.112, datë 24.03.2022 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, ju njofton për fillimin e procedurës së kontraktimit e përzgjedhjes së avokatit/studios ligjore vendase/të huaj  në rastin e ndjekjes  së procedurave gjyqësore përpara gjykatave sllovake, në Bratislavw, dhe ju fton të paraqisni interesin tuaj së bashku me ofertën përkatëse, për të marrë pjesë në këtë procedure, me detajet si më poshtë vijon:

Autoriteti Kontraktues:

Avokatura e Shtetit e Republikës së Shqipërisë, me adresë: Rruga “Abdi Toptani” Ndërtesa 5, kati 4, Tiranë, Shqipëri.

 

Objekti i kontratës:

Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (në vijim KESH SH.A.), në mënyrën më të mirë të mundshme profesionale, dhe për më të mirën e interesit të tij, për përftimin/vjeljen e Garancisë së një shoqërie tregtare, lëshuar për llogari të një shoqërie të kontrolluar prej saj, përpara gjykatave kompetente të Sllovakisë, në Bratislavë.

 

Afati dhe vendi i dorëzimit të ofertave:

Oferta duhet të depozitohen pranë Zyrës së Protokollit të Avokaturës së Shtetit, me adresë Rruga “Abdi Toptani” Ndërtesa. 5, Kati 4, Tiranë, Shqipëri, deri në datën 08.04.2022 ora 12:00 CET.

 

Shprehja e interesit:

Të interesuarit mund të kërkojnë informacion më të detajuar si dhe formatin e plotë të ftesës për ofertë, duke kontaktuar me e-mail në adresën: gjykatatehuaja@avokaturashtetit.gov.al

 

NOTIFICATION

CALL FOR BID

Pursuant to Article 18, item 2 of Law no. 10018, dated 13.11.2008 “On State Advocate’s Office”, as amended, of the Council of Minister’s Decision no.893, dated 18.11.2020 “On determining the procedures and criteria for contracting and the payment of lawyers / law firms, experts or other ancillary services and the method of payment””, the Commission established to perform the selection of the procedure with Order no.112, dated 24.03.2022, the State Advocate General notifies you of the commencement of the contracting procedure for the selection of a domestic or foreign lawyer/law firm  in the case of court proceedings before the Slovak courts in Bratislava and invites you to submit your interest together with the relevant offer to participate in this procedure with the following details:

Contracting Authority:

The State Advocates Office of the Republic of Albania, with address: Rruga “Abdi Toptani” Ndërtesa 5, kati 4, Tirana Albania.

 

Contract subject:

Representation and protection of the interests of the Albanian Electricity Energy Corporation SH.A. Republic of Albania for the enforcement/obtaining of the Guarantee in the case of following court proceedings before the Slovak courts in Bratislav.

 

Deadline and place for delivering the bids:

The Bid shall be submitted at the address “Avokatura e Shtetit, Rr.”Abdi Toptani” Nr.5, Kt. 4 Tiranë, Shqipëri until the date08.04.2022, time 12.00 CET.

 

Expression of interest:

The interested parties may request more detailed information as well as the full format of the Call for Bid by contacting the e-mail address: gjykatatehuaja@avokaturashtetit.gov.al