Avokatura e Shtetit informon se pranë saj është konstituuar “Këshilli Konsultativ për Çështjet e GJEDNJ-së”, një organ kolegjial i parashikuar për herë të parë në legjislacionin shqiptar.
Kolegji Konsultativ gjatë punës së tij, ndër të tjera, do të shqyrtojë çështjet e komunikuara Qeverisë Shqiptare nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me qëllim dhënien e këshillimit në trajtimin e tyre ose propozimin/arritjen e një zgjidhje miqësore. Gjithashtu, Këshilli do të luajë një rol të rëndësishëm në rekomandimin e zgjidhjeve dhe hartimin e planeve të veprimit, me qëllim ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së.
Këshilli Konsultativ për Çështjet e GJEDNJ-së ka në përbërje të tij, juristë të një niveli të lartë, të spikatur në fushën e së drejtës ndërkombëtare, kushtetuese dhe asaj gjyqësore, të cilët me përvojën e tyre do të jenë një vlerë e shtuar për Avokaturën e Shtetit.
Përbërja e Këshillit:
- Znj. Arta Vorpsi
- Z. Artan Hoxha
- Z. Kristaq Traja
- Z. Petrit Plloçi
- Z. Sokol Sadushi