NJOFTIMÂ
FTESĂ‹ PĂ‹R OFERTĂ‹
Në mbështetje të nenit 18, pika 2, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.381, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve për përzgjedhjen, kontraktimin e pagesën e avokatëve ose zyrave të avokatisë vendase ose të huaja”, komisioni i ngritur për kryerjen e procedurës përzgjedhëse me Urdhrin nr. 180/1, datë 18.06.2019 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, ju njofton për fillimin e procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen dhe kontraktimin e avokatit ose të zyrës së avokatisë vendase ose të huaj, dhe ju fton të paraqisni interesin tuaj së bashku me ofertën përkatëse për të marrë pjesë në këtë procedurë me detajet si më poshtë vijon:
Autoriteti Kontraktues
Avokatura e Shtetit e Republikës së Shqipërisë, me adresë: Rruga “Abdi Toptani” Ndërtesa 5, kati 4, Tiranë, Shqipëri
Objekti i kontratës
Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anulimit të një vendimi arbitrazhi në ICSID.
Afati dhe vendi i dorëzimit të ofertave
Oferta duhet të depozitohen pranë Zyrës së Protokollit të Avokaturës së Shtetit, me adresë Rruga “Abdi Toptani” Ndërtesa. 5, Kati 4, Tiranë, Shqipëri, deri në datën 05.07.2019, ora 14.00 CET.
 Shprehja e interesit
Të interesuarit mund të kërkojnë informacion më të detajuar si dhe formatin e plotë të ftesës për ofertë, duke kontaktuar me email personin e mëposhtëm:
Boriana Nikolla
Avokat Shteti
Email boriana.nikolla@avokaturashtetit.gov.al