Në ambientet e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, u zhvillua sot ceremonia e fillimit të programit të parë të praktikës profesionale 6-mujore pranë Avokaturës së Shtetit për 21 studentët e përzgjedhur, aktualisht në vitin e fundit të programeve Master në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
Kjo nismë e Avokaturës së Shtetit gjeti përkrahjen e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe programit të USAID për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST).
Institucioni i Avokaturës së Shtetit synon që këtë nismë ta shndërrojë në një traditë të vazhdueshme, me qëllim aftësimin professional të brezave të ardhshëm të justistëve.
Më poshtë fjala e mbajtur nga Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, znj. Alma Hicka:
I nderuar Z. Veliaj, Minister i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë,
I nderuar Z. Ellingstad,
I nderuar Z. Çerekja, Zv. Dekan I Fakultetit të Drejtësisë
Të nderuar pjesëmarrës,
Fillimisht dëshiroj të falënderoj Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, USAID dhe Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti I Tiranës, dhe veçarisht Z. Veliaj, Z. Ellingstad dhe Z. Çerekja për mbështetjen dhe kontributin e dhënë kësaj inisiative të parë të zhvillimit të praktikës profesionale të studentëve të Fakultetit të Drejtëisë, pranë Avokaturës së Shtetit.
Kjo inisiativë u zhvillua nga Avokatura e Shtetit në bashkëpunim me programin JUST të USAID, me Fakultetin e Drejtësisë, me mbështetjen e veçantë të Ministrit Veliaj, me synim plotësimin njohurive teorike të studentëve me aftësi praktike.
Është në radhë të parë një inisiativë, e cila ka për qëllim që të t’u japë mundësinë studentëve më të mirë, jo vetëm për të ushtruar në praktikë dijet e marra përgjatë shkollimit, por edhe për të dhënë kontribut në një fushë tërësisht të posaçme, sic është mbrojtja e interesave të shtetit në gjykim.
Ne e konsiderojmë gjithashtu një mundësi për studentët me të mirë të sapodiplomuar për të njohur me nga afër mënyrën e funksionimit të administratës publike dhe pse jo, për të aspiruar të jenë pjesë e saj. Nga ana tjetër e shohim edhe si një mundësi të administratës publike për të përfshirë në strukturat e veta, specialistët më të mirë me qëllim rritjen e përformanca e saj profesionale.
Avokatura e Shtetit është institucioni shtetëror i ngarkuar ekskluzivisht me dhënien e asistencës juridike organeve të administratës publike, e cila konsiston në këshillim dhe përfaqësim, në gjykatat kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshirë edhe Gjykatën e Strasburgut.
Në këtë kuptim, stazhi në Avokaturën e Shtetit, përbën një shkollë më vete, e cila do t’ju mundësojë një eksperiencë jo vetëm në të gjitha shkallët e gjyqsorit, në kuptim të përgatitjes dhe pjesëmarrës në gjykime përkrah avokatëve të shtetit, por edhe mundësinë për të patur eksperiencë në procedurat e këshillimit, paraprak të kontratave administrative, procedurave përpara gjykatës kushtetuese, në arbitrazh ndërkombëtar dhe në Gjykatën e Strasburgut.
Kemi patur për qëllim përzgjedhjen e studentëve më të përgatitur dhe më të motivuar, përmes një procedure të drejtë dhe transparente, e cila i jepte mundësi cdokujt të ishte pjesëmarrës dhe i përzgjedhur.
Ne besojmë që kemi përzgjedhur studentët me të mirë dhe më të motivuar dhe presim nga ata seriozitet dhe përkushtimin në ushtrimin e detyrës së tyre si asistentë të Avokatëve të Shtetit.
Në përfundim të periudhës së stazhit, studentët e suksesshëm do të pajisen me çertifikatën përkatëse dhe do të kenë gjithashtu mbështetjen tone në të ardhmen e tyre profesionale.
Ne besojmë tek kjo inisiativë, synojmë përsëritjen e saj në të ardhmen dhe në përfundim i urojmë studentëve të përzgjedhur suksese.
Lista emërore e 21 studentëve të përzgjedhur për praktikën profesionale:
1. Alisa Bega
2. Alisa Spahja
3. Brazuilda Coba
4. Edona Shkenza
5. Eni Bistri
6. Eni Masniku
7. Eralda Memelli
8. Frida Cinari
9. Griselda Abas
10. Klaudia Reka
11. Klodjan Reci
12. Lidjona Malollari
13. Matilda Tego
14. Migena Kosta
15. Olsi Shehi
16. Romina Mustafa
17. Suela Dina
18. Suvana Jasharllari
19. Vasjana Postol
20. Elona Muca
21. Marsila Osmani