Programi Kombëtar i Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike

ProgramiPraktikave_Banner_V2Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në kuadër të zhvillimit të politikave rinore, shpall hapjen e thirjes për aplikim për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike.

Ky program është mundësi për të rinj profesionistë, 21 deri 26 vjeç, të cilët  janë të diplomuar në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe janë të interesuar për të patur praktikë pune në sektorin publik.

Nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit publik dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi

Kujdes: duhet të keni përfunduar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’.
Ky program do të zgjasë 3 muaj dhe është pa pagesë.
Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.
Vëmendje: do të lajmërohen vetëm fituesit.
Në kuadër të këtij programi, aktualisht Avokatura e Shtetit kërkon pesë praktikantë: Drejtësi (4); Informatikë (1).

Për më shumë informacion rreth këtij programi, si dhe për të aplikuar, ju lutem vizitoni faqen praktika.sociale.gov.al