Në nivel vendor Avokatura e Shtetit përbëhet nga:
a. Gjashtë  zyra të cilat ushtrojnë  kompetenca  territoriale dhe lëndore në nivel  të rretheve gjyqësore të gjykatave të apelit për çështje që nuk janë  kompetencë e Avokatëve të Shtetit pranë  ministrive. Secila prej tyre drejtohet nga një  kryetar. Ato janë:
I       Zyra vendore Tiranë
II      Zyra vendore Durrës
III     Zyra vendore Vlorë
IV    Zyra vendore Shkodër
V     Zyra vendore Gjirokastër
VI   Zyra vendore Korcë
b. Avokatët e Shtetit pranë ministrive të cilët ushtrojnë kompetenca lëndore për fushën e veprimtarisë së ministries përkatëse dhe territorial  për të gjithë territorin e vendit,brenda kompetencës lëndore.Avokatët e Shtetit  pranë ministrive kanë varësi funksionale nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit dhe varësi administrative nga titullari i instuticionit, pranë të cilit veprojnë.