1. Cfarë është Avokatura e Shtetit?
Avokatura e Shtetit është person juridik publik, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë.
Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike. Asistenca juridike përfshin shërbimin këshillimor dhe të përfaqësimit dhe jepet ekskluzivisht nga avokatët e shtetit për personat juridikё dhe sipas funksioneve të përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji.
2. Si mund të kontaktohet Avokatura e Shtetit?
Adresa aktuale e Avokaturës së Shtetit është:
Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kati 4, Tiranë (godina e ish-hotel “Drini”)
Gjithashtu, Avokatura e Shtetit mund të kontaktohet nëpërmjet numrit të telefonit (04)22 53 600, si dhe poste elektronike me adresë: kabineti@avokaturashtetit.gov.al
3. Legjislacioni shqiptar për Avokaturën e Shtetit
Kuadri ligjor aktual që rregullon funksionimin, veprimtarinë dhe organizimin e Avokaturës së Shteti, është:
a. Ligji nr 10018, datë 13.11.2008,”Për Avokaturën e Shtetit”, i ndryshuar.
b. Vendimi nr 392, datë 08.04.2009 i Këshillit të Ministrave që ka miratuar rregulloren “Për marëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me instuticionet shtetërore dhe entet publike, rolit të Avokatëve të Shtetit në gjykim si dhe norma të posacme procedurale.
c. Rregullorja e Brëndshme “Për Organizimin dhe Funksionimin e Avokaturës së Shtetit “, miratuar me Urdhrin në 275/1,datë 14.01.2009 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit.
4. Organizimi i Avokaturës së Shtetit
Avokatura e Shtetit është organizuar dhe ushtron veprimtarinë në nivel qëndror dhe nivel vendor.
Ky institucion drejtohet nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, i cili emërohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Kryeministrit.
Në nivel qëndror Avokatura e Shtetit përbëhet nga katër zyra të cilat ushtrojnë kompetenca territoriale dhe lëndore në nivel kombëtar. Ato janë:
a. Zyra e përfaqësimit ligjor në gjykatat kombëtare;
b. Zyra e këshillimit dhe koordinimit ndërministror;
c. Zyra e përfaqësimit në gjykatat e huaja, ndërkombëtare dhe në arbitrazhin ndërkombëtar;
ç. Zyra e inspektimit.
Në nivel vendor Avokatura e Shtetit përbëhet nga:
a) zyrat vendore, të cilat veprojnë pranë çdo gjykate apeli, ku ushtrojnë dhe kompetencën tokësore;
b) avokatët e shtetit ose zyrat e Avokaturës së Shtetit pranë ministrive.
5. Parimet bazë mbi të cilat ushtron veprimtari Avokatura e Shtetit.
Avokatura e Shtetit e ushtron veprimtarinë në bazë të parimeve të profesionalizmit, të eficencës, të unitetit të doktrinës, të përgjegjësisë dhe korrektësisë në zbatim të legjislacionit në fuqi.
6. Kujt i ofron ndihmë juridike Avokatura e Shtetit?
Avokatura e Shtetit ofron ndihmën juridike për:
a. Instuticionet qëndrore shtetërore dhe entet publike, në rastet e parashikuara dhe legjislacioni në fuqi.
b. Per subjekte të tjera publike kur lidhet marëveshje e posacme me to(p.sh.njësitë e pushtetit vendor, etj,).
Vini re: Asnjë organ i administratës publike apo ent publik nuk mund të kërkojë drejtëpërdrejt ndihmë juridike nga avokatë në profesion të lirë, me përjashtim të rasteve të veçanta, sipas rregullave që do të vendosen nga Këshilli i Ministrave.
7. Qëllimi i ndihmës juridike dhe në cfarë kosiston ajo?
Qëllimi i ndihmës juridike që jep Avokatura e Shtetit është:
a. Të përfaqësojë dhe mbrojë në gjyq interesat pasurore të shtetit;
b. Të këshillojë instuticionet publike qëndrore dhe entet publike;
c. Të ndërmjetësojë për zgjidhjen me pajtim të konflikteve mes institucioneve të administratës qëndrore apo enteve publike.
Ndihma juridike e ofruar nga Avokatura e Shtetit, më konkretisht, konsiston në:
a. Ofrimin e shërbimit këshillimor gjatë negocimit dhe lidhjes së kontratave administrative;
b. Përgatitjen e draft-kontratave të ndryshme administrative apo të llojeve të tjera:
c. Perfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave pasurore të shtetit në cështjet gjyqësore para gjykatave të të gjitha niveleve:
d. Mbrojtjen e interesave pasurore të shtetit në rastin e padisë civile të ngritur në një proces gjyqësor penal;
e. Ngritjen e padisë për shpërblimin e dëmit të shkaktuar instuticioneve shtetërore apo enteve publike;
f. Ngritjen e padive për shfuqizimin e akteve juridike dhe kontratave administrative si dhe për rishikimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë në përputhje me parashikimet ligjore përkatëse;
g. Ndërmjetësimin për zgjidhjen me pajtim të mosmarëveshjeve ndërmjet instuticioneve dhe organeve qëndrore të administratës publike apo enteve publike;
h. Mbrojtjen e interesave pasurore të shtetit para gjykatave ndërkombëtare dhe në arbitrazhin ndërkombëtar;
i. Mbrojtjen e interesave të shtetit para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut me seli në Strasburg;
j. Ofrimin e shërbimeve juridike të lartpërmendura për njësitë e qeverisjes vendore bazuar në kushtet e marëveshjes që lidhet me to për këtë qëllim;
k. Unifikimin e praktikës juridike gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj.
Vini re: Në asnjë rast këshillimi nuk mund të konsistojë në një vleresim të qëllimit për të cilin nxirret një akt juridik.
8. Kush e ofron ndihmën juridike kundrejt institucioneve shtetërore dhe enteve publike?
Ndihma juridike (përfaqësim dhe këshillim) në Avokaturën e Shtetit ofrohet nga Avokatët e Shtetit. Funksioni i këshillimit juridik kryhet ekskluzivisht nga Avokatët e Shtetit.
Vini re: Në asnjë rast juristët e instuticioneve nuk mund të përfaqësojnë në gjykatat kombëtare dhe të huaja instuticionet shtetërore. Ato mund të asistojnë Avokatin e Shtetit në përgatitjen e mbrotjes, apo të marrin pjesë në gjykim duke mbajtur të njëjtin qëndrim.
9. A mund të kontraktohen Avokatë në profesion të lirë?
Në çështje të rëndësishme për interesat e shtetit, ose kur natyra e çështjes kërkon juristë ose ekspertë të specializuar në fusha të veçanta, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit kontrakton, sipas një procedure konkurruese dhe transparente përzgjedhjeje, avokatë, studio avokatie ose ekspertë, vendas apo të huaj, si dhe shërbime të tjera ndihmëse.
10. Në cilat raste Avokatura e Shtetit nuk ofron ndihmë juridike?
a. në cështjet gjyqësore ndërmjet organeve qendrore të administratës publike;
b. në cështjet gjyqësore ndërmjet organeve të qeverisjes vendore, për ato raste kur dy a më shumë prej tyre janë palë me interesa të kundërta dhe të cilave u ofrohet njëkohesisht ndihmë juridike nga Avokatura e Shtetit sipas marëveshjes së posacme lidhur me to;
c. në cështjet gjyqësore ndërmjet organeve qëndrore të administrates publike dhe organeve të qeverisjes , për organet e qeverisjes vendore pavarsisht nga marëveshja e lidhur nga këto të fundit me Avokaturën e Shtetit.
d. në rastet ku sipas kritereve të përcaktuara nga ligji dhe Rregullorja e Brëndshme, Avokati i Përgjithshëm i Shteti ia delegon të drejtën e përfaqësimit dhe mbrojtjes në proceset gjyqësore vetë organit përkatës të administratës publike apo entit publik. Një delegim i tillë është i detyrueshëm për tu pranuar nga institucioni apo entit publik përkatës.
11. A është i detyrueshëm këshillimi nga Avokatura e Shtetit?
Avokatura e shtetit në çdo rast që i kërkohet u jep mendim me shkrim organeve të administratës shtetërore, enteve publike apo subjekteve, ku shteti është pronar apo bashkëpronar. Avokatura e shtetit, kur i kërkohet, përgatit kontrata apo jep paraprakisht mendim për projektet e kontratave të organeve të administratës publike, enteve publike dhe subjekteve, ku shteti është pronar i vetëm ose bashkëpronar. Avokatura e Shtetit, në rastin e hartimit dhe nënshkrimit të kontratave administrative këshillon në mënyrë të detyrueshme organet e administratës publike dhe entet publik. Avokatura e Shtetit në cdo rast si më sipër vihet në lëvizje nga organet e administratës shtetërore dhe entet publike.
12. A ka karakter detyrues këshillimi i dhënë nga Avokatura e Shtetit?
Këshillimi i dhënë nga avokatura e shtetit instuticioneve shtetërore dhe enteve publike nuk ka karakter detyrues për to, përveç kur parashikohet si i tillë me ligj.
13. A mund të ngrejë padi Avokatura e Shtetit?
Avokatura e Shtetit, sipas kërkesës se motivuar të organit përgjegjës të instuticionit të interesuar ka të drejtë të fillojë procedurat për ngritjen e padisë ,kundërpadisë apo rishikimit të nje vendimi që ka marë formë të prerë.Avokatura e Shtetit mund të ngrejë padi me objekt:
– Pavlefshmëri të veprimit juridik, që tjetërson ose disponon pasurinë shtetërore, ne favor të të tretëve;
– Shfuqizim i akteve juridike;
– Pavlefshmëri të kontratave administrative të lidhura me të trete;
– Shpërblim dëmit e shkaktuar interesave pasurore të shtetit;
– Cdo objekt tjetër me qëllim mbrojtjen e interesave pasurore të shtetit.
Avokatura e shtetit ngre padi civile ne procesin penal per kerkimin e pasurise ose shperblimin e demit, qe u shkaktua interesave te shtetit nga kryerja e vepres penale.
14. A duhet te pajiset me autorizim Avokati i shtetit?
Avokatura e shtetit përfaqeson dhe mbron interesat pasurore të shtetit shqiptar pranë gjykatave kombëtare, ndërkombëtare dhe të huaja pa autorizim të posacëm të të përfaqësuarit në cështjet gjyqësore, në të cilat një organ i administratës shtetërore ose Republika e Shqipërisë është palë.
Avokatura e Shtetit mund të ngrejë padi , kundër- padi kërkesë për rishikim të vendimit të formës së prerë, vetëm me autorizim të posacëm të organit shtetëror përkatës, me përjashtim të rasteve të urgjencës. Avokatura e Shtetit paraqet apel apo rekurs për te gjithë ato vendime që dëmtojnë të drejtat ose interesat e instuticioneve shtetërore dhe enteve publike të përfaqësuar prej saj, përvec rasteve kur këto të fundit kërkojnë me shkrim të kundërtën.
15. Detyrimi për bashkëpunim ndërmjet Avokaturës së Shtetit dhe organeve të administratës publike
Cdo instuticion shtetëror dhe ent publik, të cilit i ofrohet ndihma juridike nga Avokatura e Shtetit duhet të ofrojë bashkëpunim që do të kërkohet për të bërë efektiv funksionin e Avokatëve të Shtetit
Ky bashkepunim konsiston në drejtim të:
– Vënien në dispozicion të dokumentacionit;
– Sqarimeve dhe instucioneve të nevojshme për shqyrtimin e cështjes
– Hartimit të raporteve lidhur me aktet ose veprimet që cënojnë interesat e institucioneve shtetërore dhe enteve të asistuara nga Avokatura e Shtetit.
Në zbatim të nenit 16 pika 1, të ligjit nr. 10018, date 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, i ndryshuar, organet e administratës publike detyrohen ti japin Avokaturës së shtetit të gjitha sqarimet, informacionet dhe dokumentete e nevojshme brenda 5 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës pranë këtyre institucioneve. Në rast se nga organet e administratës publike nuk respektohet afati i mësipërm, Avokatura e Shtetit njofton Kryeministrin.
16. Detyrimi për bashkëpunim ndërmjet Avokaturës së Shtetit dhe Prokurorisë
Drejtuesi i prokurorisë së rrethit gjyqësor njofton Avokaturën e shtetit brenda 7 ditëve nga data e rregjistrimit të procedimit penal për vepra penale nga të cilat ka dyshime se janë cënuar interesat pasurore të instuticioneve shtetërore ose të personave juridike publike.