Avokatja e Përgjithshme e Shtetit znj. Alma Hicka mori pjesë, së bashku me profesionistë të tjerë të fushës së ligjit, në Forumin e parë Rajonal mbi Shtetin e së Drejtës për Evropën Juglindore, i cili u zhvillua në datat 28 dhe 29 mars 2014 në Budva, të Malit të Zi. Qëllimi i këtij forumi ishte promovimi i zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rajon, inkurajimi i bashkëpunimin rajonal në zhvillimin e vazhdueshëm të Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave të Njeriut, si dhe asistimi i procesit të integrimit të rajonit në BE. Continue reading