Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka njohur të drejtën për kompensim për 26 mijë vendime. Pagesat do të jenë me këste dhe do të kryhen në gjashtë vitet e ardhshme. Ndërkohë që, brenda tri viteve, AKKP- ja duhet të plotësojë shqyrtimin e të gjitha dosjeve që janë pranë këtij institucioni. Drafti që parashikon zgjidhjen e çështjes së pronave pritet të kalojë në qeveri së shpejti. Afatet për pagesat dhe për shqyrtimin e dosjeve janë bërë të ditura nga Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka. Continue reading
Tag Archives: media
Deklaratë për shtyp e Avokates së Përgjithshme të Shtetit
Deklarata për Shtyp e Avokates së Përgjithshme të Shtetit, Znj. Alma Hicka, në lidhje me kallëzimin penal të bërë ditën e djeshme nga Kontrolli i Lartë i Shtetit:
Mora dijeni dje nga shtypi për një të ashtuquajtur kallëzim penal që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë ndaj personit tim, në ushtrimin e detyrës së Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit. Ky kallëzim u publikua në media, përpara se në zyrën time të arrinte raporti përfundimtar i kontrollit. Continue reading
Nënshkruhet marrëveshja ndërinstitucionale e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së pronës
Prokuroria e Përgjithshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Policia e Shtetit dhe Avokatura e Shtetit, në praninë e Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, firmosën një marrëveshje të përbashkët për bashkëpunim ndërinstitucional kundër abuzimit me pronat, më 29 gusht 2015, në Vlorë. Continue reading
Prezantohet Reforma e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
Pranë ambienteve të “Hotel Sheraton” u zhvillua sot prezantimi i Reformës së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në vendin tonë. Gjatë këtyre 22 muajve qeverisje, bazat e kësaj reforme u hartua nga Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, nën kujdesin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit, përmes asistencës dhe mbështetjes së Këshillit të Evropës dhe ekspertëve të Bankës Botërore.
Mbahet ceremonia e mbylljes së praktikës profesionale
Në ambientet e Ministrisë se Drejtësisë u zhvillua sot ceremonia e mbylljes se programit te pare te praktikes profesionale te studenteve te Fakultetit te Drejtësisë ne Universitetin e Tiranës pranë Avokaturës se Përgjithshme. Ne këtë ceremoni, e drejtuar nga Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, znj. Alma Hicka, ishin pjesëmarrës Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinise, z. Erion Veliaj, dekani i FDUT, z. Altin Shegani, si dhe drejtori i projektit JuST te USAID, z. John Carver. Continue reading