Komiteti i Ministrave për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës i tha “po” ligjit të pronave.

Ju informojmë më datë 9 Dhjetor 2015 u zhvillua mbledhja e 1243-të e Delegatëve të Komitetit të Ministrave për të Drejtat e Njeriut, ku u mor vendimi mbi hapat që ka marrë Shqipëria për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mbi vendimin pilot “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë” dhe “Grupi Driza kundër Shqipërisë”.

Në këtë mbledhje Republika e Shqipërisë u përfaqësua nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe njëkohësisht Agjent Qeveritar pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, znj. Alma Hicka.

Znj. Hicka në fjalën e saj përcolli mesazhin e Ministrit të Drejtësisë mbi zhvillimet më të fundit në kuadër të ekzekutimit të këtij grupi vendimesh, duke u ndalur në miratimin e Ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronës”, i cili u miratua nga Parlamenti i Republikës me 5 Dhjetor 2015.

Në fjalën e saj, gjithashtu znj. Hicka bëri një pasqyrim të qartë mbi parashikimet e këtij ligji, të drejtat, detyrimet dhe garancitë që ai parashikon për ish pronarët, garanci të cilat janë një risi e ligjit të ri.

Në përfundim të fjalës së Znj. Hicka, një sërë delegacionesh përshëndetën arritjet e autoriteteve shqiptare në kuadër të zgjidhjes së këtij problemi kompleks, mirëpritën miratimin e Ligjit në Parlament dhe shprehën mbështetjen e tyre për Qeverinë Shqiptare, për përfundimin e procesit të kompensimit të pronave, një proces i cili është sa kompleks po dhe aq i vështirë në zbatimin e tij.

Në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Ministrave për të Drejtat e Njeriut, Delegatët e këtij të fundit dolën me vendim mbi çështjet Shqiptare, në të cilin vunë në dukje me kënaqësi ligjin për ngritjen e skemës së kompensimit për pronën e shpronësuar gjatë regjimit komunist, i cili është një hap shumë pozitiv për t’i dhënë fund problemit të gjatë të kthimit ose kompensimit  të pronës ish-pronarëve, dhe inkurajuan autoritetet të mos kursejnë asnjë përpjekje në sigurimin e infrastrukturës së nevojshme teknike dhe logjistike, si dhe burimet e mjaftueshme njerëzore dhe financiare, në mënyrë që skema e kompensimit të jetë efektive, e shpejtë si dhe të respektohen të gjitha afatet ligjore dhe angazhimet.

“Pagesat për kompensimin e pronave do jepen me këste për 10 vite”

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka njohur të drejtën për kompensim për 26 mijë vendime. Pagesat do të jenë me këste dhe do të kryhen në gjashtë vitet e ardhshme. Ndërkohë që, brenda tri viteve, AKKP- ja duhet të plotësojë shqyrtimin e të gjitha dosjeve që janë pranë këtij institucioni. Drafti që parashikon zgjidhjen e çështjes së pronave pritet të kalojë në qeveri së shpejti. Afatet për pagesat dhe për shqyrtimin e dosjeve janë bërë të ditura nga Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka. Continue reading

Nënshkruhet marrëveshja ndërinstitucionale e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së pronës

nenshkrimi 2Prokuroria e Përgjithshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Policia e Shtetit dhe Avokatura e Shtetit, në praninë e Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, firmosën një marrëveshje të përbashkët për bashkëpunim ndërinstitucional kundër abuzimit me pronat, më 29 gusht 2015, në Vlorë. Continue reading

Prezantohet Reforma e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Pranë ambienteve të “Hotel Sheraton” u zhvillua sot prezantimi i Reformës së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në vendin tonë. Gjatë këtyre 22 muajve qeverisje, bazat e kësaj reforme u hartua nga Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, nën kujdesin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit, përmes asistencës dhe mbështetjes së Këshillit të Evropës dhe ekspertëve të Bankës Botërore.

Continue reading