Për herë të parë që pas miratimit të ndryshimeve ligjore të legjislacionit të pronës, me mbështetjen e Projektit “Mbështetja e mjeteve juridike efektive vendase dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve në Shqipëri” i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe programi i Këshillit të Evropës nën titullin “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit z. Artur Metani, mblodhi në tre tavolina të rrumbullakta të gjitha zyrat vendore të Avokaturës së Shtetit dhe ekspertë të fushës së së drejtës për trajtimin e të gjitha problematikave të dala nga zbatimi në praktikë gjyqësore e administrative i Ligjit Nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe finalizimin e procesit të kompensimit të pronësisë”.
Takimet u organizuan përkatësisht në qytetin e Shkodrës në datat 17 dhe 18 Janar, në qytetin e Durrësit në datat 24 dhe 25 Janar dhe në qytetin e Korçës në datat 31 Janar dhe 1 Shkurt 2019. Në këto takime u mblodhën sëbashku rreth 40 përfaqësues nga të 6 zyrat rajonale të Avokaturës së Shtetit, si dhe përfaqësues të Shkollës së Magjistraturës dhe Fakultetit të Drejtësisë.
Axhenda e takimeve kishte në fokus të saj diskutimin e komentarit të zgjeruar për zbatimin e Ligjit Nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe finalizimin e procesit të kompensimit të pronësisë” të hartuar nga një bashkëpunim shumë cilësor i projektit “Mbështetja e mjeteve juridike efektive vendase dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve në Shqipëri” me Avokaturën e Shtetit dhe Agjencinë për Trajtimin e Pronës, si dhe ndryshimet e fundit të Ligjit Nr. 10018/2008 për “Avokaturën e Shtetit”.
Në përfundim të takimeve, si pasojë e analizimit të temave përmes diskutimeve aktive, të pranishmit arritën të përvetësonin proçedurën administrative të mbrojtjes gjyqësore në rastet e proçeseve ku palë është ATP me një praktikë tashmë të unifikuar.
[metaslider id=862]